Digjitalizimi i shërbimeve publike: disa fakte nga shtete të ndryshme

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara midis viteve 2014 – 2018 përqindja e vendeve që ofrojnë shërbime digjitale u rrit deri në 71%, kjo në varësi edhe të llojit të shërbimit. Kjo përqindje pritet të rritet në vijim falë një trendi global për ndërmarrjen e iniciativave të e-qeverisjes.

E-qeverisja përfshinë përdorimin e teknologjisë dhe internetit për të rritur produktivitetin e administratës dhe realizimin e transaksioneve në mënyrë elektronike, gjë që eliminon nevojën për të vizituar fizikisht objektet qeveritare. Rezultatet e këtyre iniciativave konsistojnë në reduktime të konsiderueshme të kostove të shërbimit dhe të kohës së shpenzuar nga qytetarët për marrjen e një shërbimit, si edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Në gjuhën e shifrave: potenciali i dixhitalizimit të shërbimeve publike.

Këshilli Kombëtar i Kontrollit Rregullator të Gjermanisë në një nga publikimet e veta ka theksuar se duke eleminuar letrën nga transaksionet për shërbimet më të zakonshme, qytetarët mund të kursenin 84 milion orë kohë të lirë në vit, kompanitë mund të zvogëlonin kohën e kaluar duke ndërvepruar me zyrat e qeverisë me 54%, dhe autoritetet publike do të ishin në gjendje të kursenin rreth 3,9 miliardë Euro.

Shifra të tilla nxjerrin në pah efektin e madh që mund të ketë dixhitalizimi i proceseve të tilla për kompanitë, qeveritë dhe qytetarët. Por, si mund të arrihet kjo gjë?

Vende të ndryshme kanë ndërmarrë projekte dhe iniciativa të ndryshme, në varësi të sfidave unike që ato hasin. Lexoni më poshtë disa prej tyre.

Digjitalizimi i qeverisë: praktikat më të mira rreth botës

Gjithmonë e më shumë shtete të ndryshme në mbarë botën kanë filluar të implementojnë proçese të digjitalizuara në ofrimin e shërbimeve duke synuar rritjen e efiçencës dhe zgjerimin e shërbimeve që ofrojnë. Ndër transaksionet më të zakonshme që janë ofruar gjithnjë e më shumë nga qeveritë në mbarë botën lidhen me aplikimet për dokumenta si psh leja e drejtimit, karta e Identitetit Personal etj. Në Singapor, qeveria ka ndërmarrë një iniciativë të dixhitalizimit të quajtur Singapore Personal Access ose “SingPass” për të aksesuar një sërë shërbimesh. “Singpass” mundëson ndërveprimin e drejtpërdrejtë midis të gjitha agjencive qeveritare dhe qytetarëve përmes një platforme të vetme. Në këtë mënyrë, kompanitë mund të regjistrohen në mënyrë elektronike, taksat mbi të ardhurat mund të dorëzohen përmes një portali, dhe gjithashtu aplikimet për dokumente si karta e identitetit mund të rinovohen lehtësisht.

Një mori shërbimesh të ngjashme ofrohen edhe nga portali e-albania i ofruar nga qeveria shqiptare. Gjithashtu (për qytetarët e Tiranës) një sërë shërbimesh dhe dokumentash mund të merren përmes pajisjeve e-kiosk, mbi të cilat mund të lexoni më gjatë në këtë website.

Një shembull tjetër është ai i shtetit të Portugalisë ku përmes programit të saj “Simplex”, qeveria ka arritur të reduktojë nivelet e burokracisë, të optimizoj proceset ndërvepruese me qytetarët, dhe të modernizoj administratën publike. Në vende si Japonia dhe Estonia, qytetarët marrin përmbajtje edukative dhe informacione mbi proceset administrative, buxhetin e shtetit dhe mbi çështje të ndryshme sociale. Estonia është në rrugën e saj për të ndërtuar kombin digjital duke u shndërruar kështu si një nga vendet më të digjitalizuara në botë. Shtetit i Estonisë është cituar edhe si ‘shoqëria digjitale më e avancuar në botë’ nga Wired.

e-Estonia web portal

Ndërkohë shtete si Italia përmes programeve të tyre të transformimit digjital, kanë arritur nivele fantastike zhvillimi dhe optimizimi në shërbimet digjitale, duke punuar nën kulturë plotësisht të hapur nëpërmjet publikimit të kodit të sistemeve të tyre, që që ka sjell rritjen e efiçencës duke reduktuar kostot.

Burime: https://scanbot.io/blog/government-digitization-trends/

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.