Tirana tashmë pjesë e “Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Dixhitale”

Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities Coalition for Digital Rights) është një iniciativë e përbashkët e iniciuar nga qytetet e Amsterdamit, Barcelonës dhe të New York City e cila ka patur mbështetjen e UN-Habitat, EUROCITIES, CGLU dhe të gjithë qyteteve të tjera pjesëmarrëese për të mbrojtur, promovuar dhe monitoruar të drejtat dixhitale të qytetarëve.

Ndërkohë që koncepti i “smart city“ dëgjohet shpesh që prej më shumë se një dekade, vetëm kohët e fundit drejtuesit e qyteteve të mëdha e të vogla kanë filluar të mendojnë seriozisht për impaktin e inovacionit në teknologji në të drejtat dixhitale të individëve dhe privatësin e tyre. Nisur nga këto të fundit, një grup prej tre qytetesh lider në rang botëror në iniciativat e tyre “smart“ – New York City, Amsterdam dhe Barcelona – publikuan së fundmi një iniciativ të njohur si Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities Coalition for Digital Rights), që është dizenjuar pikërisht për mbrojtjen e të drejtave dixhitale të qytetarëve të tyre. Kjo është konsideruar si një arritje e rëndësishme pasi është marrëveshja e parë ndërkombëtare midis qyteteve që dizenjohet për mbrojtjen e të drejtave dixhitale në rang global, jo vetëm lokal.

Tirana, si një qytet në zhvillim dhe në progres të vazhdueshëm me iniciativat dixhitale të ndërmarra, i’u bashkua kësaj iniciative globale për të mësuar prej dhe shkëmbyer ide me këto qytete dhe për të marrë prakikat më të mira prej tyre, si pika reference për projektet që do të implementohen edhe në vijim.

Në valën e rradhës së qyteteve që i bashkohen kësaj iniciative, midis Athinës, Londrës, Lionit, Milanos,  Vjenës e shumë qyteteve të tjera të rëndësishme botërore, rendit edhe Tirana. Lista e qyteteve që i janë bashkuar tashmë kësaj iniciative: https://citiesfordigitalrights.pre.interdigital.biz/cities

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativa të ndryshme teknologjike dhe inovatore, të cilat e kanë kualifikuar për të qënë pjesë e kësaj iniciative botërore. Këtu mund të përmendim një sërë hapash konkret që janë ndërmarrë gjatë viteve të fundit nga stafi përgjegjës për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Bashkia Tiranë është bashkia e parë në vend e cila ndërtoi portalin e të dhënave të hapura https://opendata.tirana.al/ duke publikuar të dhëna të ndryshme statistikore të cilat janë plotësisht të hapura për tu përdorur nga publiku.  Bashkia Tiranë është cituar nga portale të rëndësishme Europiane mbi teknologjinë, ku mund të veçohet portali Joinup i Komisionit Europian, i cili ka shkruar mbi migrimet e suksesshme të Tiranës në platformat me kod burimi të hapur (open source), siç janë edhe rastet e migrimit në Nextcloud dhe migrimit në LibreOffice.

Këto iniciativa të ndërmarra nga Bashkia Tiranë tashmë përmblidhen edhe në një faqe te dedikuar të qytetit në portalin e Qyteteve për të Drejtat Dixhitale (Cities for Digital Rights): https://citiesfordigitalrights.pre.interdigital.biz/tirana

http://dtik.tirana.al/



Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.