Website të Bashkisë së Tiranës i shtohen një sërë shërbimesh të reja

Bashkia e Tiranës vjen me risi të tjera për t’iu ardhur sa më pranë qytetarëve, duke ofruar shërbime në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa humbur kohë në radhë apo zyra. Si një nga njësitë vendore me numrin më të madh të banorëve në vend, tashmë Bashkia e Tiranës ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dhe informacioneve për qytetarët e saj.

Për t’i mundësuar komunitetit shërbime në kohë reale dhe informacionet e nevojshme, është mundësuar një website i cili përmirëson ofrimin e shërbimeve/informacioneve për qytetarët dhe bizneset, si edhe grupet e interesuara.

Shërbime të shtuara në tirana.al


Qytetarët mund të marrin në kohë reale shërbimet dhe informacionet e mëposhtme:

  • Çdo qytetar, tashmë ka mundësinë e marrjes së informacionit/shërbimit të plotë e të saktë. Në të njëjtën kohë, është rritet transparenca për aktivitetin e Bashkisë, duke bërë publike për qytetarët taksat, shpërndarjen e të ardhurave, shpenzimet, investimet e kryera dhe realizohet një komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me komunitetin.
  • Website ofronë për çdo qytetar apo biznes mundësinë e përllogaritjes në kohë reale të vlerës së taksave që do të duhet të paguajnë, sipas rasteve të tyre specifike.
  • Qytetarët kanë mundësinë të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes duke shprehur në platformën e pjesëmarrjes qytetare mendimin e tyre për çështje të propozuara nga Bashkia ose nga vetë ata.
  • Nëpërmjet një forme aplikimi online çdokush mund të paraqesë projekt-idetë e tij/saj, të cilat do të shqyrtohen më pas nga Bashkia Tiranë.
  • Qytetarët mund të informohen për Njësitë Administrative ku banojnë. Në kuadër të këtij projekti, ata kanë mundësi që shërbimet ti marrin edhe në zyrat ‘One Stop Shop’ që Bashkia Tiranë po aplikon në Njësitë Administrative.
  • Moduli “Rezervim takimi online”, i mundëson qytetarëve që të rezervojnë një takim në Njësinë Administrative ku ata banojnë.
  • Shërbimet tashmë shfaqen edhe të pasqyruara në hartë, ku qytetarët mund të gjejnë zyrat e administratës, linjat e urbanëve, institucionet arsimore, terminalet, aeroportet, zyrat postare, etj.
  • Përdoruesit e automjeteve kanë mundësinë të informohen mbi situatën e trafikut në kryeqytet, shoqëruar me pamje në kohë reale dhe me hartë.
  • Turistët dhe qytetarët e Tiranës mund të lexojnë rreth historikut të qytetit, pikave turistike, dhe si të të eksplorosh qytetin. Këto aktivitete tani bëhen edhe më të lehta përmes guidave dhe informacioneve që lehtësojnë turin në Tiranë, ofruar në dy gjuhë (shqip, anglisht).

Jo më pritje dhe radhë për qytetarët e Tiranës. Duke eksploruar website-in e ri dhe shërbimet që kemi pasqyruar më sipër, ju mund të evitoni dyert e administratës dhe të merrni shërbimet e dëshiruara shumë shpejtë.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.