Bashkia e Tiranës migron në paketën LibreOffice

Bashkia e Tiranës vijon me implementimin e teknologjive me kod burimi të hapur, si pjesë e infrastrukturës digjitale të institucionit, ku implementohen edhe platformat që ju vihen në shërbim qytetarëve.

Në vijim të strategjisë për zhvillimin e infrastrukturës digjitale së institucionit me një përafrim ku fokusi vendoset te nevojat e qytetarit, Bashkia e Tiranës vijon me një ndryshim të rëndësishëm në këtë drejtim. Me anë të një projekti që vijon prej një viti, tashmë rreth më shumë se 80% e kompjuterave të stafit kanë të instaluar paktën e LibreOffice, një paketë me kod burimi të hapur që shërben për krijimin, modifikimin dhe ruajtjen e dokumentave.

Ky projekt u iniciua duke patur parasysh edhe axhendën Europiane në këtë drejtim dhe rekomandimet e tyre të cilat përforcojnë mendimin se institucionet publike duhet të mbështesin përdorimin e formateve të hapura si edhe të ndërmarrin veprime drejt rritjes së interoperabilitetit. Më shumë rreth kësaj teme mund të lexoni edhe në portalin JoinupKomisionit Europian, të dedikuar ndaj tematikës së interoperabilitetit. Ky portal ka publikuar në rradhët e shumë projekteve të tjera që janë zhvilluar në qytetet më të mëdha Europiane, edhe lajmin e migrimit të Bashkisë së Tiranës në paketën LibreOffice. Artikullin e dedikuar mund ta lexoni këtu: https://joinup.ec.europa.eu/news/boost-local-ict-sector

Duke kuptuar rëndësinë e standardeve të hapura Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ndërmori një hap tjetër të madh me migrimin në LibreOffice. Motivimi kryesor i një ndryshimi të till ishte fakti se kjo paketë përdor formatin standard ODF të njohur nga ISO, për ruajtjen e dokumentave. Përdorimi i një standardi të tillë e bën të mundur leximin e dokumentave në mënyrë të pavaruar nga softueri që përdoret për leximin e tyre.

Ky ka qënë një nga projektet më sfiduese për Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe pavarësisht rezistencës ndaj ndryshimit dhe sfidave të tjera të lidhura me procesin e migrimit siç janë migrimi i shablloneve ekzistuese të dokumentave, ofrimi i materialeve trajnuese për stafin, përshtatja e softuerit me programe dhe sisteme ekzistuese etj.  projekti ka vijuar deri ne realizimin e plotë të tij.

Prezantimi i parë zyrtar i projektit u mbajtë në LibOCon, konferencën e LibreOffice e cila u zhvillua në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj ishte i ftuar në konferencë ku foli për këtë projekt të Bashkisë si edhe shumë nisma të tjera të ndërrmara nga institucioni. Për më shumë detaje mund të ndiqni dhe këtë video:

Si pjesë e përpjekjeve për të ofruar informacione dhe trajnime për përdoruesit, stafi ka punuar edhe për përkthimin e një sërë materialesh dhe manualesh përdorimi të programeve të paketës në gjuhën shqipe.

Këto materiale do të ofrohen për përdorim edhe nga publiku.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.