Disa karakteristika të LibreOffice Writer

LibreOffice Writer ju lejon të hartoni dhe të prodhoni dokumente tekst të cilat mund të përfshijnë grafikë, tabela ose skica. Këto dokumente mund të ruhen në një shumëllojshmëri formatesh, duke përfshirë këtu formatin standard Open Document Format (ODF), formatin Microsoft Word .docx apo edhe formatin HTML. Gjithashtu ju lehtësisht mund ta eksportoni dokumentin tuaj si një skedar PDF. Writer gjithashtu suporton krijimin e skedarëve hibrid PDF për të cilët mund të lexoni më shumë në këtë blog post të mëparshëm.

Shkrimi
LibreOffice Writer ju lejon të krijoni dokumente baz
ike, siç janë memorandumet, fakset, letrat, rezume por edhe dokumente komplekse dhe me shumë pjesë, të kompletuara me bibliografi, tabela reference dhe indekse.
LibreOffice Writer gjithashtu përfshin karakteristika të t
jera shumë të dobishme siç janë: kontrollues për drejtshkrimin e fjalëve, një fjalorë, korrektim automatik, si dhe një shumëllojshmëri të shablloneve për pothuajse çdo qëllim. Ju gjithashtu mund të krijoni templatet tuaja duke përdorur një wizard (mjet i gatshëm ndihmës  i cili automatizon detyra komplekse për përdoruesit).

Projektimi dhe Strukturimi
LibreOffice ofron një shumëllojshmëri opsionesh për të hartuar dokument
at. Ju mund të përdorni dritaren e Stilit dhe Formatimit për të krijuar, caktuar dhe modifikuar stilet për paragrafët, karakteret individuale, kornizat dhe faqet. Gjithashtu, Navigatori ju ndihmon të lëvizni shpejt brenda dokumenteve tuaja, ju lejon të shihni dokumentin tuaj në një pamje skicë dhe të mbani gjurmët e objekteve që keni futur në të.
Ju mund të krijoni indekse dhe tabela të ndryshme në dokumentet tuaja tekst dhe të përcaktoni strukturën dhe paraqitjen e indekseve dhe tabelave sipas nevojave tuaja individuale. Hiperlinket dhe bookmarket ju lejojnë kaloni direkt tek artikujt përkatës në materialin tuaj tekst.

Publikime Desktop me LibreOffice Writer
LibreOffice Writer përmban mjete të shumta për botimin dhe vizatimin e faqeve
ju ndihmojnë krijimin e dokumenteve profesionale, siç janë broshurat, gazetat dhe ftesat. Ju mund të formatoni dokumentet tuaja me plame (layouts) me shumë kolona, korniza tekstesh, grafikë, tabela dhe objekte të tjera.

Llogaritjet
Dokumentet tekst në LibreOffice kanë një funksion të integruar
për llogaritjet që ju ndihmon të ekzekutoni llogaritje të sofistikuara ose lidhje logjike. Ju mund të krijoni lehtësisht një tabel në një dokument teksti në mënyrë që të kryeni llogaritjet.

Krijimi i Vizatimeve
Vegla
për vizatimet e LibreOffice Writer ju lejon të krijoni vizatime, grafika, legjenda dhe lloje të tjera të vizatimeve direkt në dokumentet e tekstit.

Futja e Grafikëve
Ju mund të futni foto me formate të ndryshme në një dokument teksti, duke përfshirë grafika me format JPG ose GIF. Përveç kësaj, Galeria
ofron një koleksion të grafive të figurave, dhe Galeria Fontwork krijon efekte për fontet.

Ndërfaqja fleksibile e aplikacionit
Ndërfaqja e programit është projektuar në mënyrë që ta konfiguroni atë sipas preferencave tuaja, duke përfshirë përshtatjen e ikonave dhe menutë. Ju mund të poziciononi dritare të ndryshme të programeve, të tilla si dritaret e
Stileve dhe Formatimit ose Navigator si dritare lundruese, kudo në ekran. Gjithashtu mund të vendosni disa dritare në bazë të hapësirës së punës.

Drag & Drop
Funksioni drag-and-drop ju mundëson të punoni shpejt dhe me efikasitet me dokumentet tekst në LibreOffice. Për shembull, mund të tërhiqni objekte, të tilla si grafik nga Galeria, nga njëri vend në tjetrin, në të njëjtin dokument, ose midis dokumenteve të hapura LibreOffice.

Funksionet ndihmues
Ju mund ta përdorni sistemin e ndihmës si një referencë të plotë për aplikacionet LibreOffice, duke përfshirë udhëzime për detyra të thjeshta dhe komplekse.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.