Vendosja e nënshkrimit të email në Thunderbird

Thunderbird është një klient email me kod burimi të hapur i cili ofrohet falas, ka shumë funksionalitete dhe njëkohësisht është shumë i thjeshtë për tu përdorur. Thunderbird është zhvilluar, testuar dhe suportohet nga Mozilla Corporation dhe një grup vullnetarësh të dedikuar. Aplikacioni është i përkthyer plotësisht në gjuhën shqipe dhe mund të përdoret edhe në këtë formë.

Në këtë guidë të shkurtër do të shikojmë sesi mund të vendosim nënshkrimin në klientin email të Thunderbird. Metoda që do trajtojmë konsiston në krijimin e një dizajni të nënshkrimit të email në trupin e një mesazhi të ri, të cilin më pas e ruajmë si një skedarë HTML, këtë skedarë më pas e ngarkojmë në konfigurimin përkatës për shtimin e nënshkrimit të email. Kjo metodë ju mundëson që ta shihni menjëherë rezultatin dhe të modifikoni ndonjë pjesë të nënshkrimit nëse është e nevojshme.

Le ti ndjekim tani këto hapa një nga një së bashku me ilustrimet përkatëse.

1. Hapni Mozilla Thunderbird.
2. Shkoni te menu-ja kryesore dhe hapni një mesazh të ri duke klikuar butonin Shkruani.
3. Në dritaren e mesazhit të ri që ju shfaqet ju mund të shkruani nënshkrimin tuaj të email duke përdorur mjetet e formatimit që ju ofrohen: Këtu mund të shtoni text, si edhe mund të përdorni opsionet e formatimit në dispozicion nën skedat Futje dhe Formatim.

Këtu mund të formatoni nënshkrimin tuaj.

4. Pasi ta keni formatuar nënshkrimin tuaj elektronik sipas dëshirës apo sipas një formati standard që ju kërkohet, mund të klikoni në menu-të Kartelë – Ruaje si – Kartelë dhe ta ruani nënshkrimin e krijuar si një skedar HLTM.

5. Më pas në faqen që ju shfaq Mozilla Thunderbird shkojmë te Menu – Mundësi – Rregullime llogarie dhe këtu zgjedhim opsionin Bashkangjiteni nënshkrimin prej një kartele dhe nën Zgjidheni vendosim skedarin që ruajtëm në kompjuterin tonë dhe e ngarkojm atë në Thunderbird. Klikojm në butonin OK.

 

Kur klikojm përsëri në butonin Shkruani, këtë herë do të na shfaqet edhe nënshkrimi elektronik i vendosur.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.