Disa karakteristika të LibreOffice Calc

LibreOffice Calc është një aplikacion për krijimin dhe editimin e spreadsheet-eve që mund të përdoret për të llogaritur, analizuar dhe menaxhuar të dhënat tuaja. Ju gjithashtu mund të importoni dhe modifikoni spreadsheet-et e krijuara me Microsoft Excel. Më poshtë po listojm disa nga karakteristikat kryesore që ky program ju ofron dhe veprimet që ju lejon të performoni.

LibreOffice Calc – aplikacioni për krijimin, ruajtjen dhe modifikimin e spreadsheet-eve
  • Llogaritjet
    LibreOffice Calc ju ofron
    një varitet funksionesh, duke përfshirë funksionet statistikore dhe bankare, të cilat mund t’i përdorni për të krijuar formula për të kryer llogaritje komplekse me të dhënat tuaja.Ju gjithashtu mund të përdorni Funksionin Wizardi cili ju ndihmon të krijoni formulat tuaja.
  • Llogaritjet What-if
    Një
    karakteristik interesante është aftësia për të parë menjëherë rezultatet e ndryshimeve të bëra në një faktor të llogaritjeve i cili përbëhet nga disa faktorë të tjerë. Për shembull, mund të shihni se si ndryshimi i periudhës kohore në llogaritjen e kredisë ndikon në normat e interesit ose shumat e ripagimit. Gjithashtu mund të menaxhoni tabela të mëdha duke përdorur skenar të ndryshëm të paracaktuara.
  • Funksionet e bazës së të dhënave
    Ju mund të përdorni spreadsheet-et për të shtuar, ruajtur dhe filtruar të dhënat tuaja.
    LibreOffice Calc ju lejon të thërrisni tabela nga një bazë të dhënash, ju lejon gjithashtu të përdorni një spreadsheet si burim të të dhënave për krijimin e formave në LibreOffice Writer.
  • Rregullimi i të dhënave
    Vetëm me disa klikime ju mund të riorganizoni spreadsheet-et tuaja në mënyrë që të shfaqni ose fshihni vargje të caktuara të të dhënave, ti formatoni ato sipas kushteve të caktuara, ose të llogarisni nëntotalin dhe totalin e tyre.
  • Listat Dinamike
    LibreOffice Calc ju lejon
    të paraqitni të dhënat e tabelës në diagrama dinamike të cilat më pas mund të përditësohen automatikisht kur këto të dhëna ndryshojnë.
  • Hapja dhe Ruajtja e skedarëve të Microsoft
    Ju mund të përdorni filtrat e LibreOffice për të konvertuar skedarët Excel, ose për të hapur dhe ruajtur në një shumëllojshmëri formatesh të tjera.

Burimi: https://helponline.libreoffice.org/5.4/en-US/text/scalc/main0503.html

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.