Tashmë free Wifi edhe te Pazari i Ri

Vijon mbulimi i pikave kryesore të qytetit me shërbimin Free Wifi. Pas ofrimimit të këtij shërbimi në sheshin Skëndërbej, si vijim i iniciativës “Tirana smart City”, Bashkia Tiranë do të ofrojë shërbim free WiFi edhe në ambientet e Pazarit të Ri.

Pazari i Ri, Tiranë

Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në hapësirat publike do t’i mundësojë qytetarëve dhe turistëve që në çdo moment të aksesojnë shërbimin e internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacionet mbi transportin publik.

Ashtu si edhe në Sheshin Skëndërbej, çdokush që viziton Pazarin e Ri mund të logohet falas në shërbimin e internetit me vetëm një regjistrim.

                                                       Pazari i Ri, free wifi

Projekti do të vijoj me ofrimin e këtij shërbimi së shpejti edhe në hapsirat e Qytetit Studenti dhe Parkut të Liqenit.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.