Qyteti i Romës migron në LibreOffice

Në artikullin e publikuar në platformën Joinup të Komisionit Evropian anoncohet lajmi se qyteti i Romës ka filluar me përdorimin e paketës LibreOffice si paketa e produktivitetit për krijimin e dokumentave elektronik.

Qyteti i Romës do të filloj çinsatlimin gradual të alternativave të mbylluara dhe të liçencuara, gjë që do zgjasi në varësi të kohës gjatë të cilës këto mjete përdoren nga çdo zyrë. Kjo skedul tranzicioni u bazua më matjet që u bënë gjatë periudhës Qershor – Dhjetor të vitit të kaluar.

Qeveria lokale vendosi të kalojë në zgjidhje softuerike të lira dhe me kod burimi të hapur në Tetor të vitit 2016. Si një hap i parë, në fillim të vitit 2017 u krijua një inventar me të gjitha aplikacionet në desktop dhe zgjidhjet e bazuara në servera.

Kjo list është një bazë për rishikimin e vazhdueshëm të kontratave me shitësit e softuerëve dhe ofruesit aktual të shërbimeve ICT – shprehet Cecilia Colasanti, menaxherja për ndryshimin e cila po punon me këshilltaren e qytetit për inovacionin digjital. Zyra e regjistrit civil, për shembull, ka ndryshuar furnizuesin për herë të parë pas 34 vitesh. Furnizuesi i ri duhet të kontrolloj se cilët softuerëve të mbyllur apo komponente të tyre mund të zëvëndësohen me alternativa të lira dhe të hapura softuerike, dhe sa punë do të nevojitet për riprodhim kodi.

Një pjesë e rëndësishme e strategjisë së migrimit të qytetit të Romës është që ti kërkojë ndihmë ofruesëve të shërbimeve TIK për të kaluar në zgjidhje open source. Znj. Colasanti thotë se pritet që në vitin 2020 të gjitha kontratat do të jenë rinovuar në këtë mënyrë.

Në Prill, qyteti i Romës përfundoi instalimin e LibreOffice paralelisht me alternativën e mbyllur në 14,000 kompjutera. Kjo do të thotë që stafi i qytetit mund të përdorë LibreOffice dhe gradualisht të familjarizohet me platformën. Anëtarët e stafit të cilët e përdorin intensivisht paketën, nuk do të detyrohen të migrojnë. Si pjesë e ndryshimit në strategjinë e menaxhimit, qyteti po varet pjesërisht nga 112 anëtarë të stafit të cilët janë në favorë të softuerit të lirë dhe të hapur thuhet në artikullin e Joinup. Kjo do të thotë se mesatarisht qyteti ka dy pjestar për departament me këtë lloj qasje ndaj teknologjisë.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.