Mozilla Thunderbird, klienti email me kod burimi të hapur ku janë implementuar teknologjitë më të fundit

Thunderbird është një klient emaili open source (me kod burimi të hapur) i cili ofrohet falas, ka shumë funksionalitete, konfigurohet lehtë dhe njëkohësisht është shumë i thjeshtë për tu përdorur dhe për tu personalizar. Ky aplikacion është zhvilluar, testuar, përkthyer në më shumë se 50 gjuhë dhe suportohet nga Mozilla Corporation së bashku me një grup vullnetarësh të dedikuar. Thunderbird ofron thuajse të gjitha funksionalitet e Microsoft Outlook. Aplikacioni është i përkthyer plotësisht në gjuhën shqipe dhe ju mund ta përdoni në këtë formë.

.

Disa veçori të Thunderbird

Ju mund ta personalizoni email-in tuaj nëpërmjet:

  • Menaxhimit të skedarëve të mëdhenj: eleminon kufizimet e shërbimit email për skedarë të mëdhenjë duke i ngarkaur ato në një hapsirë të jashtme.

  • Pamja e Thunderbird: personalizoni klientin tuaj email sipas preferencave që keni.

  • Foldera të zgjuar (Smart Folders): Menaxhoni disa llogari email duke kombinuar foldera të veçantë si: Inbox, Sent, ose folderi Arkivës.

  • Menaxheri i Shtesave (Add-ons) – Për veçori dhe personalizime shtesë, shikoni këtu:

Për të eksploruar plotësisht këtë klient email dhe të gjitha veçoritë që ai ofron, mund të lexoni këtu.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.