Krijimi i Skedarëve Hibrid PDF në LibreOffice

E dinit që mund të krijoni dokumenta PDF të cilat çdokush mund ti hap, ti lexojë, por edhe ti editoj ato?

Formati Portabël i Dokumentave, i njohur ndryshe si PDF (Portable Document Format) është një format skedarësh të cilët përdoren për të shkëmbyer dokumantat në një formë të lexueshme, të pavarur nga softueri, hardueri, apo sistemi operativ i përdorur. PDF tani është një standard i mirëmbajtur nga ISO, Organizata Ndërkombëtare për Standartizimin.

Dokumentat PDF të cilët edhe mund të modifikohen njihen ndryshe si “Hybrid PDF” dhe ato mund të krijohen nga çdokush duke përdorur një softuerë open source. LibreOffice (dhe paketa të ngjashme si OpenOffice.org) prej kohësh e ka ofruar mundësinë e krijimit të dokumantave të tillë.

Një skedar hibrid PDF është një skedar normal PDF të cilin çdo lexues PDF mund ta shfaq, por me përfitimin e shtuar që edhe burimi origjinal i dokumentit është i përfshirë në skedarë. Çdo paket Office e avancuar, siç është edhe LibreOffice, është në gjëndje që të rigjej burimin e dokumentit dhe t’ju lejojë edhe juve ta madifikoni.

Krijimi i një Skedari Hibrid PDF

Për të hapur skedarët Hibrid PDF, LibreOffice duhet të ketë të instaluar shtojcat e importit PDF. Në përgjithësi, këto shtojca janë të instaluara paraprakisht në versionet më të fundit të LibreOffice.

Hapat që duhet të ndiqni për të krijuar një skedar hibrid PDF:

  1. Krijoni dokumentin tuaj në LibreOffice. Ju mund të hapni çdo format që suportohet nga LibreOffice.
  2. Nga menu-ja File, zgjidhni Export as PDF
  3. Zgjidhni opsionin Embed OpenDocument File  në mënyrë që të kërkoni që skedari i editueshëm ODF të përfshihet në dokumentin PDF që ju po krijoni.
  4. hybrid pdf imageJu mund të ndryshoni edhe konfigurime të tjera nëse dëshironi – psh nëse doni të ruani rezolucionin e imazheve.
  5. Klikoni butonin Export dhe plotësoni procesin e ruajtjes duke krijuar dokumentin tuaj hibrid.

Skedari PDF që krijuart do të hapet si skedar normal në lexuesit e PDF, por do të jetë gjithashtu i modifikueshëm nëse hapet në LibreOffice.

Tani, të gjithë skedarët PDF të cilat ju i krijoni në LibreOffice do të jenë hibride, derisa të çaktivizoni opsionin e mësipërm.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.