Bashkia Tiranë ofron shërbim WiFi publik në sheshin “Skënderbej”

Në kuadër të iniciativës “Tirana smart City”, Bashkia Tiranë do të ofrojë shërbim WiFi free në hapësirat publike të saj duke nisur nga “Sheshi Skënderbej”. Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në hapësirat publike do t’i mundësojë qytetarëve dhe turistëve që në çdo moment të aksesojnë shërbimin e internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacionet mbi transportin publik.

 

            

 

Bashkia Tiranë ofron shërbim WiFi publik në sheshin “Skënderbej” nën emërtimin

“Bashkia Tiranë Free WiFi” :

  • Publiku do të ketë akses për lundrim në internet pa pagesë 24 orë/7 ditë (nga të cilat 30 minuta ditore lundrim me shpejtësinë maksimale) në të gjithë hapësirën e Sheshit Skënderbej (mundësuar nëpërmjet 7 antenave “Access Point” të vendosura në të gjithë sipërfaqen e tij).
  • Në hapësirën e sheshit Skënderbej, shërbimin Free WiFi mund ta aksesojnë rreth 1500 përdorues njëkohësisht me shpejtësi optimale.
  • Deri sot që flasim, shërbimi Free WiFi është përdorur mesatarisht nga rreth 300 përdorues në ditë, vizitorë të sheshit.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.