Promovohet projekti “OFRIMI I SHËRBIMEVE EKIOSK NE NJA”

Tashmë qytetarëve të Tiranës nuk do t’u duhet të presin në rradhë për të marrë informacionin dhe dokumentat e nevojshme për shërbimet që Bashkia ofron për ta. Përmes kioskave elektronike vetëshërbyese, të cilat janë vendosur në 10 njësi administrative, ju mund të printoni në kohë reale, 24 orë, në cdo ditë të javës, dokumentacionin për 47 shërbime të kategorizuara në: Hapësirë Publike (8 shërbime), Strehim Social (5 shërbime), Transport Publik (33 shërbime) si dhe mund të pajiseni me vërtetimin e detyrimeve të prapambetura të subjekteve.

                

Ky shërbim funksionon duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas qytetari zgjedh shërbimin e dëshiruar dhe e-kioska printon dokumentin.

Nga sistemet e-kioskë të instaluara rezultojnë të jenë tërhequr rreth 1552 formate aplikimi, ku vihet re se dokumentacionet për kategorinë “Procedura të Strehimit Social” janë ato më të kërkuarat.

Sistemi eKioskë është ndërtuar në mënyrë të tillë që në të ardhmen të ketë mundësi të zgjerimit të shërbimeve për t’i ardhur në ndihme qytetarit në çdo shërbim që Bashkia Tiranë do të ofrojë për ta.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.