Aplikacioni Nextcloud Talk – komunikimi me kolegët, tani super i thjeshtë!

Nextcloud Talk është një shërbim i plotë komunikimi në audio / video dhe chat. Ai përfshin aplikacionet në web dhe celular dhe është projektuar për të ofruar një shkallë sa më të lartë të sigurisë, ndërkohë që është edhe shumë i lehtë për t’u përdorur.
Nextcloud Talk lehtëson barrierat e komunikimit dhe lejon ekipin e një institucioni/organizate që të komunikojnë në çdo vend, kohë dhe në çdo pajisje.

Pamje e Aplikacioneve Web dhe Mobile

Bashkia Tiranë tashmë që prej një viti përdor Nextcloud si pjesë e infrastrukturës IT për menaxhimin e skedarëve, me dhjetra aplikacione të përfshirë në të, si: RainLoop (email), Kalendari, Kontaktet, Notes, Tasks etj.

Tashmë, përfshihet edhe aplikacioni Nextcloud Talk, i cili me përditësimet e fundit ofronë një sërë funksionalitetesh. Disa nga këto funksionalitete janë:

  • Telefonata Video/Audio
  • Telefonata me një koleg apo në grup
  • Webinare ose takime publike në web
  • Chat individual ose në grup
  • Ndarje e ekranit të kompjuterit me kolegët tuaj
  • Aplikacione për Android dhe IOS
  • Telefonata nëpërmjet celularit tuaj mobile
  • etj.

Bisedat mund të jenë publike ose private. Ato mund të kufizohen midis përdoruesëve të caktuar që i zgjidhni vet ju, ose mund të ndahen nëpërmjet një linku publik, dhe kushdo që e ka atë, mund të bashkohet në bisedë.

Nextcloud Talk për pajisjet mobile mund të gjendet në Google Play për pajisjet Android dhe App Store për IOS.  Tashmë stafi i Bashkia Tiranë, nëpërmjet infrastrukturës së ngritur me Cloud Bashkia Tiranë,  mund të përdor aplikacionet e sigurta që ofrohen nga komuniteti i Nextcloud për komunikimet e përditshme, telefonata video etj.

Kalimi i gradual i shumë aplikacioneve nëpërmjet infrastrukturës së Cloud ka krijuar shumë lehtësira në mbarëvajtjen e punës Bashki, dhe nga ana tjetër, përditësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i këtyre aplikacioneve, i lehtëson zgjedhjet tona si staf i IT-së. Ndërkohë që ja rekomandojmë këtë model edhe institucioneve të tjera, do ju mbajmë të përditësuar me zgjidhjet tona teknologjike.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.