4 Trendet Teknologjike që po ndyshojnë mënyrën sesi funksionojnë qytetet

Louis Brandeis i karakterizoi shtetet si laboratore të demokracisë, ndërkohë qytetet mund të quhen laboratorë të inovacionit ose praktikave të reja. Me shumë më pak burime se shtetet ose qeveritë federale dhe me përgjegjësi ndaj njerëzve në baza ditore, qytetet duhet të jenë sa më shumë kreativ kur bëhet fjalë për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Duke patur më pak para për të shpenzuar dhe më pak forcë punëtorë, qytetet duhet të përpiqen të automatizojnë punët e tyre aty ku është e mundur. Dhe duke qënë se shumë njerëz ndërveprojnë me qeverinë lokale të qytetit në mënzrë të drejtëpërdrejtë – kur dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla publike, kur udhëtojnë duke përdorur transportin publik, kur shërbimi pastrues i qytetit merr plehrat në lagjen ku ata banojnë – nevoja për ti kryer këto detyra në mënyrë efektive ka shumë më tepër rëndësi.

Kur revista Government Technology (prodhuar nga e.Republic, Inc.) botoi Anketën e Qyteteve Digjitale, rezultatet ofruan një këndvështrim interesant mbi mënyrën sesi qeveritë lokale po përdorin teknologjinë për të përmirësuar mënyrën se si ato i ofrojnë shërbimet, rrisin prodhimin dhe  modernizojn operacionet e tyre .

Qytetet, me një popullsi që varion nga 50,000 banorë në më shumë se një milion, morën pjesë në këtë studim dhe dhanë informacione rreth disa prej projekteve të rëndësishme teknologjike për ta. Rezultatet treguan se shumë qytete po përdorin ose presin të përdorin një gamë të gjerë mjetesh të avancuara softuerike, praktikave teknologjike dhe sistemeve kompjuterike për të trajtuar dhjetëra nevoja. Por anketimi gjithashtu tregoi katër tendenca teknologjike duke ndryshuar se si qeveria lokale vepron dhe u shërben qytetarëve të saj:

1. Open Data

Në Amerikë, transparenca në qeverinë lokale ka u shfaq si kërkesë që nga fundi i viteve 1960, kur shteti i Kalifornisë miratoi Aktin e Dokumenteve Publike, i cili u kërkonte bashkive që të publikonin të dhënat e qeverisë për publikun. Ky koncept është bërë masiv gjatë viteve të fundit falë teknologjisë e cila ka bërë më të lehtë hapjen e të dhënave të grumbulluara nga qytetet dhe kalimin e tyre si të dhëna të hapura dhe të aksesushme nga publiku.

Qytetet e mëdha ishin ndër të parët që hapën të dhënat e tyre dhe fituan një vëmendje të madhe kombëtare për transparencën e tyre. Qyteti i Nju Jorkut, i cili miratoi një ligj për të dhënat hapura në vitin 2012, qëndron në krye të qyteteve të tjera me më shumë se 1300 grupe të dhënash të hapura për publikun; Çikago e filloi hapjen e të dhënave për publikun në vitin 2010 bazuar në një urdhër ekzekutiv të nxjerrë në atë kohë dhe është i dyti në këtë renditje me më shumë se 600 grupe të dhënash të hapura; dhe San Francisko, i cili ishte qyteti i parë i madh i cili hapi dyert e transparencës në vitin 2009, kishte rezultatin më të lartë nga Regjistrimi i të Dhënave të Hapura në SHBA, për cilësinë e të dhënave të tij.

Por studimi tregon edhe se një numër gjithnjë e më i madh juridiksionesh të mesme po përfshihen gjithashtu. Tacoma, Wash., ka një portal me 40 grupe të dhënash të cilat tregojnë se si qyteti shpenzon paratë e taksapaguesëve për punët publike, zhvillimin ekonomik, transportin dhe sigurinë publike. Ann Arbor, Mich., ka një mjet financiar i cili për shpenzime specifike tregon se si qyteti po shpenzon paratë çdo ditë.

Stephanie Rawlings-Blake, Kryebashkiake e Baltimore, e ka bërë transparencën një nga komponentët kryesorë të administratës së saj.  Ajo u shpreh se të dhënat e hapura në çështjet financiare përmirësojnë performancën dhe qytetarët që kanë akses në informacion janë të gatshëm të diskutojnë çështjet në detaje gjatë daljeve forume publike. “Ata e vlerësojnë faktin se janë në gjendje të japin mendimin e tyre për problemet aktuale me të cilat përballemi,” tha ajo.

2. Programet Statistikore dhe Analiza e të Dhënave

Përdorimi i teknologjisë për të përmirësuar performancën e bashkisë së qytetit nuk është diçka e re, por dy koncepte disi të reja po përhapen duke dhënë edhe rezultate kuptimplota. Së pari, po përhapen programet e ashtuquajtura “stat”. Këto programe u filluan nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut në vitet 1980, ku CompStat ishte një teknikë menaxhimi që bashkonte të dhënat bazuar në reagimet e stafit për të sjellë performancë më të mirë nga zyrtarët e policisë dhe kapitenët e zonave. Suksesi i kësaj teknike solli shumë imitime të saj gjatë viteve dhe, siç tregojnë sondazhet dixhital, programet stat ende vazhdojnë të rriten në rëndësi. Për shembull, Louisville ka përdorur programin e saj “LouieStat” për të shkurtuar kostot e qytetit me 23 milionë dollarë për orët jashtë orarit të planifikuar të punonjësve, si dhe për të vënë në pah dobësitë në performancë. Së dyti, qytetet po e shtojnë përdorimin e analitikës së të dhënave për të matur dhe përmirësuar performancën e qytetit. Denver, Jacksonville, Fla, dhe Phoenix kanë lançuar programe që analizojnë grupet e të dhënave për të gjetur modele që mund të çojnë në vendime më të mira të qeverisjes. Los Angeles ka kombinuar transparencën me analitikën për të krijuar një sistem online që gjurmon performancën për ekonominë e qytetit, shpërndarjen e shërbimeve, sigurinë publike dhe operacionet qeveritare që publiku mund të shikojë. Robert J. O’Neill Jr., drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Menaxhimit të Bashkisë / Qarkut, tha se të dyja këto tendenca të udhëhequra nga teknologjia të performancës, mundësojnë marrjen e vendimeve në kohë reale. Ai argumentoi se liderët publikë që e kuptojnë rëndësinë e këtyre mjeteve të reja mund të ofrojnë shërbimet qeveritare që zgjedhësit e sotëm presin.

3. Angazhimi Online i Qytetarëve

Angazhimi qytetar nuk tingëllon shumë si një trend i teknologjisë, por sondazhi tregoi se qytetet po përdorin mjete të medias sociale si edhe programet e sondazheve online për të bashkëvepruar me qytetarët në mënyra të reja dhe inovative. Kjo është veçanërisht e vërtetë për juridiksionet e vogla. Avondale, Arizona, me një popullsi prej 78,822 banorë, është duke i angazhuar qytetarët me anë të një aplikacioni mobile dhe një forumi në internet ku kërkohen ide nga banorët dhe ata gjithashtu mund të votojnë.

Në Westminster, Colo., me një popullsi prej 110,945 banorë, një forum i ngjashëm i lejon qytetarët që të votojnë në internet në lidhje me idetë e komunitetit dhe u japin shpërblime përdoruesve të cilët angazhohen me forumin në baza të rregullta. Qytetet po promovojnë më shumë aktivitete angazhuese për të luftuar rënien e besimit të publikut në qeveri. Ditët kur një takim publik mund të siguronte një angazhim të qytetarëve nuk janë më të mjaftueshme në botën e sotme të dominuar nga teknologjia. Kjo është arsyeja pse mjetet e mediave sociale, anketimet në internet dhe madje edhe programet e shpërblimeve elektronike janë duke u hapur në qytete anembanë vendit për të krijuar ndërveprim me vlera të larta me qytetarët e saj.

4. Geographic Information Systems

Mbështetja e këtyre tendencave të reja është një teknologji e vjetër e cila ka marrë një rëndësi në rritje në vitet e fundit. Sistemet e informacionit gjeografik (GIS) – sistemet kompjuterike që mund të ruajnë, manipulojnë dhe analizojnë informacionin hapësinor ose gjeografik – të cilat janë shfaqur që nga viti 1970, dhe këto mjete të fuqishme të hartave janë bërë më të lira dhe më të lehta për t’u përdorur dhe gjithashtu janë bërë më të përhapura dhe të dobishme. Qytetet tani i përdorin ato për të analizuar vendimet financiare, për të rritur performancën, për të mbështetur sigurinë publike, për të përmirësuar transportin publik, për të drejtuar aktivitetet e shërbimit social dhe për të angazhuar gjithnjë e më shumë qytetarë për qeverisjen e qytetit të tyre.

Augusta, Ga., fitoi një çmim për hartat për faktin se ishin të planifikuara mirë dhe të lehta për t’u përdorur. Sugar Land, Texas, përdor GIS për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe, si pjesë e përpjekjeve për angazhimin e qytetarëve, për të nxjerrë në pah projektet për përmirësimin e kapitalit. GIS tani përdoret në të gjithë qytetin bayuar në reyultatet e 92 përqind e të intervistuarve në studim. Kjo është e rëndësishme sepse GIS është konsideruar prej kohësh një teknologji e specializuar (dhe e shtrenjtë) kryesisht për planifikimin e qytetit dhe projektet mjedisore.

Qytetet vazhdojnë të investojnë në teknologjitë kryesore, siç janë siguria, qendrat e të dhënave, rrjetet dhe stafi i IT. Me buxhete të shtrënguara në shumë juridiksione, udhëheqësit e qytetit do të duhet ti ndajnë prioritet me kujdes kur të përcaktojnë se çfarë është e rëndësishme kur bëhet fjalë për shërbimet digjitale. Megjithë kufizimet e vazhdueshme fiskale, qytetet vazhdojnë të gjejnë mënyra krijuese për të përdorur teknologjinë – si të re ashtu edhe të vjetër – që sjell qeverinë dhe qytetarët më pranë, duke përmirësuar vlerën e përgjithshme të punës së saj.

 

Artikull i përkthyer nga: http://www.governing.com/columns/tech-talk/gov-technology-trends-local-government.html 

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.