City Tax – Sistemi i Qëndërzuar për Menaxhimin e Hoteleve dhe Taksave të Qëndrimit në Bashkinë e Tiranës

City Tax është një sistem i konceptuar për të ndihmuar në rritjen e nivelit të mbledhjes së takses se fjetjes dhe saktësinë e përllogaritjes së saj, nëpërmjet të cilit hotelet dhe stabilimentet e ngjashme raportojnë në mënyrë elektronike dhe në kohë reale fluksin dhe vizitorët e tyre. E njejta bazë të dhënash e krijuar shërben si burim i sigurtë për auditimin e aktivitetit të hoteleve nga Bashkia Tiranë, Drejtoria e Promovimit të Qytetit, Dretoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregetise dhe Sipermarrjes. Sistemi shërben edhe për të informuar vizitorët e Tiranës mbi listën e hoteleve dhe profileve të çertifikuar të tyre, si dhe për t’u dhënë mundesinë e një prezencë në web stabilimenteve të vogla të cilat nuk kanë mundësi ta financojnë vetë atë. Sistemi i administrimit te hoteleve, i mundeson të gjithë hoteleve te interesuara, një modul për menaxhimin e vetë subjektit, ofruar si software-as-a-sevice (SaaS)

Ky sistem ofron një sërë funksionesh, ku ndër to mund të veçojmë:

  • Profil dixhital unik për secilin hotel me të dhënat e tyre përkatëse si: emri, adresa, numri i dhomave, vendndodhja GIS, facilitete të ndryshme, etj.
  • Të dhëna të organizuara sipas hoteleve, të cilat përmbajnë numrin e dhomave të lira, rezervimet, shërbimet e ofruara, facilitetet, tarifat orientuese dhe informacione të tjera.
  • Mundësi kërkimi në katalogun e hoteleve, konsultimi të informacioneve te ndryshëm dhe kerkese rezervimi online.
  • Përllogaritje e automatizuar e faturave mujore mbi taksën e fjetjes në hotel. Sistemi integrohet me databazën e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë për të njohur menjëherë detyrimet e secilit biznes.
  • Ndërfaqe integrimi me sisteme të treta për sinkronizim të dhënash si sistemet lokale menaxhuese të vetë hoteleve, faqet web të hoteleve, email-in e brendshëm.
  • Standarde në masat e sigurisë për të shmangur hyrje të paautorizuar në të dhënat e sistemit.
  • Mundësi kerkimi të shpejtë dhe të lehtë të të dhënave të të ftuarve dhe gjenerimi të faturës për detyrimet e tyre nga shërbimet e përdorura

Grupet përdoruese dhe përfituese të sistemit janë: Bashkia Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtise dhe Sipërmarrjes, subjektet hotele dhe vizitorët e qytetit të Tiranës.

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.