Paketa LibreOffice – disa detaje interesante

LibreOffice është suita lider open source e produktivitetit personal ndaj MS Windows, Mac OS X and GNU/Linux, e cila ofronë gjashtë aplikacione me shumë veçori të pasura për nevoja procesimi të dokumentave: Writer për text, Calc për spreadsheets, Impress për prezantime, Draw për vizatime, Base për databazat, dhe Math për llogaritje matematikore.Kodi burim i LibreOffice ofrohet nën dy licensat copyleft të LGPLv3/MPL.

LibreOffice përdor standardin ISO të quajtur Open Document Format (ODF), i cili njihet nga shumë qeveri dhe organizata në të gjithë botën – duke përfshirë NATO – dhe bazohet në standarde të hapura si formati bazë për të gjitha llojet e dokumentave. Skedarët ODF mund të dallohen lehtësisht nga prapashtesat e tyre: .odt për skedarët tekst, .ods për spreadsheetet, .odp për prezentimet, .odg për vizatimet, .odb për databazat për .odf për formulat matematikore.

LibreOffice lexon dhe shkruan disa formate pronësore (proprietary) të Microsoft duke filluar nga formatet e njohura DOC, XLS dhe PPT deri te ato më të fundit si Standardi ISO OOXML (Office Open XML). Që nga dalja e tij e parë, OOXML ka dal në forma të ndryshme – 2007 Tranzicional (Office 2007), 2010 Tranzicional (Office 2010), 2013 Tranzicional and 2013 Strikt (Office 2013) – ku secili format ka patur sjellje të ndryshme nga të mëparshmit në mënyrë të konsiderueshme. Gjithashtu, LibreOffice lejon ruajtjen e dokumentave në formatin Hybrid PDF, një standard skedari PDF i cili përmban një dokument ODF plotësisht të editueshëm. Këto dokumente mund të hapen në LibreOffice nga File > Open si çdo dokument tjetër ODF, dhe nga të gjithë aplikacionet e tjera si skedar të zakonshëm PDF me një klikim të dyfishtë në ikonë.

LibreOffice gjithashtu ofronë shortcuts për të dërguar dokumentat si shtojca e-mail në të gjitha formatet e gatshme: ODF, PDF (përfshirë Hybrid) dhe formatet MS Office, përfshirë dhe ata të vjetrit.

Së fundi, LibreOffice instalon vetëm fonte të hapura, të cilat janë dizanjuar për të qënë kompatibël me çdo sistem operativ dhe si rezultat, janë në gjëndje të rrisin më tej interoperabilitetin duke ndihmuar në ruajtjen e të njëjtës shtrirje dhe pamje të dokumentit edhe nëse ai aksesohet nga një sistem operativ i ndryshmëm nga ai me të cilin u krijua origjinali.

Burimi i informacionit: https://www.documentfoundation.org/assets/Certification/tdf-migrationprotocol.pdf

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.